Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë ka publikuar pamje nga votimi në këtë ambasadë.
Sipas të dhënave, deri në ora 09:00, kanë votuar më shumë se 12 % e votuesve, e ky numër pritet të jetë më i madh në orët e pasdites. Votimi do të zgjasë deri në ora 19:00.