Albinfo.ch ju sjell pamje nga votimi në Ambasadën e Kosovës në Bernë, ku shihet një numër i konsiderueshëm nga mëngjesi.
Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të cilët janë regjistruar për votim fizik për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.





