Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për lirim të përkohshëm dhe ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas vendimit, arsyeja e refuzimit është se ekziston rreziku që ai të pengojë rrjedhën e procedurës gjyqësore, si […]
Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për lirim të përkohshëm dhe ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sipas vendimit, arsyeja e refuzimit është se ekziston rreziku që ai të pengojë rrjedhën e procedurës gjyqësore, si dhe ekziston rreziku për kryerje të veprave tjera penale, veçanërisht ndaj dëshmitarëve apo personave të lidhur me rastin, transmeton albinfo.ch.
Tutje, vendimi vlerëson se mbyllja e rastit nga Prokuroria nuk përbën ndryshim thelbësor të rrethanave që do ta justifikonte lirimin e tij.
Thuhet se asnjë masë alternative, përfshirë arresti shtëpiak apo mbikëqyrja nga Policia e Kosovës, nuk është e mjaftueshme për të zvogëluar këto rreziqe.