Në një lartësi prej 2,465 metrash mbi nivelin e detit, midis kalimeve Gries dhe Nufenen në kantonin Valais, ndodhet ferma e erës Gries, më e larta në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Kjo fermë përbëhet nga katër turbina, të cilat prodhojnë deri në 10 GWh energji elektrike çdo vit, e mjaftueshme për të furnizuar rreth 2,850 familje.
Megjithatë, ky projekt është një shembull premtues i mënyrës se si edhe zonat malore mund të luajnë rol kyç në të ardhmen e energjisë së pastër dhe të qëndrueshme në Evropë.