Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për mësuesit e gjuhës shqipe dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë, transmeton albinfo.ch.
Në mesazhin e saj, Qendra e Botimeve për Diasporën vlerëson rolin kyç të mësuesve, shkollave shqipe dhe botimeve në gjuhën amtare, të cilat ndihmojnë në edukimin e brezave të rinj dhe në forcimin e lidhjes së tyre me trashëgiminë kombëtare.
Urimi thekson rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, komuniteteve dhe diasporës shqiptare, me synimin për të ruajtur dhe përcjellë gjuhën shqipe dhe vlerat kulturore kudo ku jetojnë shqiptarët.