Tifozët e Sunderland-it të “çmendur” pas kapitenit Granit Xhaka.
Xhaka e udhëhoqi skuadrën angleze drejt fitores në derbin regjional me Newcastle Unitedin.
Rivaliteti mes dy klubeve është shumë i madh. Sunderlandi nuk e shkroi emrin e kundërshtarit në semaforin elektronik në stadium.
Pas ndeshjes gjithë tifozët thirrën emrin e Xhakës, transmeton albinfo.ch.
Ai shkëlqeu në fitoren 1:0 të së dielës ndaj Newcastle Unitedit.