Përfaqësuesja kosovare basketbollit ka pësuar edhe një humbje, në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet në Hungari.
Kosova kësaj here humbi nga Zvicra me rezultat 81:59.
Humbja e Kosovës e renditi përfaqësuesen e re në pozitën e 14-të në renditjen përfundimtare të Kampionatit, shkruan koha.net.
Evropiani U20 përfundon me ceremoninë përmbyllëse që zhvillohet pas finales ndërmjet Suedisë dhe Finlandës, që fillon në ora 20:15.