Prishtina sot është renditur në pozitën e 19-të në botë për nga niveli i ndotjes së ajrit, sipas matjeve të platformës ndërkombëtare IQAir. Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në kryeqytet ka arritur vlerën 122, që kategorizohet si i pashëndetshëm dhe paraqet rrezik për grupet e ndjeshme dhe popullatën në përgjithësi.
Nga lista globale e publikuar nga IQAir, qytetet që e rrethojnë Prishtinën në renditje përfshijnë:
Beijing, Kinë në vendin e 17-të
Bishkek, Kirgizi në vendin e 16-të
Guangzhou, Kinë në vendin e 15-të
Kathmandu, Nepal në vendin e 14-të
Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë në vendin e 13-të
Përqendrimet e larta të grimcave PM2.5 në Prishtinë janë të dëmshme për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje respiratore. Specialistët rekomandojnë shmangien e aktiviteteve në ambiente të hapura, përdorimin e maskave mbrojtëse dhe ajrosjen e kujdesshme të hapësirave të brendshme.
