Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën me 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Lista, e cila mban moton “Zgjedh Shpresën 123”, kryesohet nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Në dhjetëshen e parë të listës gjenden emra të njohur të politikës dhe figurave publike të LDK-së:
1. Lumir Abdixhiku
2. Kujtim Shala
3. Hykmete Bajrami
4. Doarsa Kica Xhelili
5. Lutfi Haziri
6. Avdullah Hoti
7. Anton Quni
8. Jehona Lushaku-Sadriu
9. Ferid Agani
10. Ukë Rugova
LDK synon rikthimin si forcë udhëheqëse në skenën politike, duke theksuar se lista përfaqëson kombinimin e përvojës politike me prurjet e reja në parti.
