Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse.
Për vetëm 20 CHF në orë – një e treta e çmimit që ngarkohet nga shkollat e çertifikuara – instruktorët pa licencë po ofrojnë mësime pa asnjë trajnim ose autorizim federal.
Shoqatat profesionale thonë se kjo praktikë është e paligjshme dhe e rrezikshme, transmeton albinfo.ch.
Këta instruktorë të rremë shpesh zhduken para ditës së provimit për të shmangur kapjen, dhe shumë prej tyre nuk kanë sigurim – duke i lënë studentët të pambrojtur në rast aksidenti.
Zyrtarët paralajmërojnë se problemi prek të gjitha kantonet, veçanërisht ato që kufizohen me Francën, dhe u bëjnë thirrje nxënësve të kontrollojnë nëse instruktori i tyre është plotësisht i çertifikuar.