Të gjitha macet duhet të mikroçipohen. Veterinerët paralajmërojnë se popullata e maceve endacake në vend po rritet jashtë kontrollit, transmeton albinfo.ch.
Shoqata e Veterinerëve Zviceranë ka miratuar një qëndrim të ri duke kërkuar vendosjen e detyrueshme të mikroçipit për të gjitha macet, të ngjashme me rregullat ekzistuese për qentë.
Grupi gjithashtu dëshiron që autoritetet të lejojnë sterilizimin e kafshëve endacake dhe të paregjistruara për të frenuar shumimin e pakontrolluar.
Zvicra është shtëpia e gati dy milionë maceve, por më pak se gjysma janë të regjistruara.
Një studim i Universitetit të Bernës vlerëson se rreth një e katërta e një milioni janë kafshë endacake, duke paraqitur rreziqe për jetën e egër dhe biodiversitetin.
Veternerët thonë se identifikimi më i gjerë do ta bënte më të lehtë ribashkimin e kafshëve shtëpiake të humbura me pronarët dhe do të ndihmonte në menaxhimin e një popullate feline që po zgjerohet me shpejtësi.