Katër shtetas shqiptarë fajësohen në Bernë për posedim dhe tregtim të rreth 2.5 kilogramë droge të tipit heroinë dhe kokainë. Vlera në treg e kësaj droge është rreth 90 mijë franga.
Të katër të dyshuarit në mes 26 dhe 28 vjeçare tashmë ndodhe mbrapa grilave dhe siç njofton policia kantonale e Bernës ata do të përgjigjen para organeve përgjegjëse.
Sipas policisë, personat në fjalë kanë qenë nën vëzhgimin e organeve ndjekëse prej disa muajsh. Te ata është gjetur një pjesë e sasisë së kokainës dhe heroines si dhe para në vlerë prej më shumë se 26 mijë frangash.
Policia konsideron se ata bëjnë pjesë në grupe të krimit të organizuar.