Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në nëntor, si për shtëpitë, ashtu edhe për apartamentet, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e konsulencës së pasurive CIFI dhe platformës ImmoScout24 tregojnë se çmimi mesatar për metër katror i shtëpive me një familje u rrit për 2.2%, duke arritur 7,823 franga.
Çmimet e apartamenteve panë një rritje edhe më të madhe, me 5.2%, duke arritur mesatarisht 9,262 franga për metër katror.