Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, u prit sot nga Presidenti i Qeverisë Kantonale të Obwalden, z. Daniel Wyler. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe profesionale, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për kontributin e mërgatës shqiptare në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të kantonit.
Berisha ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në të mirë të komunitetit dhe marrëdhënieve dypalëshe.
Kjo është vizita e parë e një Konsulli të Republikës së Kosovës në këtë kanton zviceran.