Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për mundësinë e regjistrimit për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Afati i fundit për regjistrim është 6 dhjetor 2025, transmeton albinfo.ch.
Qytetarët mund të regjistrohen online ose përmes postës:
1. Regjistrimi online:
Përdoruesit mund të regjistrohen përmes platformës zyrtare të KQZ-së për votuesit jashtë Kosovës, duke vizituar këtë link:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
2. Regjistrimi përmes postës:
Aplikimi mund të dërgohet në adresën postare të KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi përmes Postës
Posta 6, Kutia Postare 351
10000 Prishtinë, Republika e
Informacione shtesë dhe kontakt:
Për më shumë detaje mbi regjistrimin dhe procedurat e votimit jashtë Kosovës, mund të vizitoni:
https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/
Kontakti direkt me KQZ-në:
• Email: vjk.kqz@kqz-ks.org
• WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61
Mos e humbisni afatin dhe sigurohuni që zëri juaj të numërohet në zgjedhjet e ardhshme!