Në organizim të Ministrisë së Diasporës dhe Institutit “Demokraci për Zhvillim” (D4D) është mbajtur një takim me temë “Votimi jashtë Kosovës”. Aty është ngritur si shqetësim pjesëmarrja shumë e ulët e diasporës në dy palë zgjidhet e fundit në Kosovë.
Sipas Adnan Rrustemit nga KQZ-ja, vetëm 1.500 qytetarë kanë votuar në zgjedhjet e fundit nga diaspora shqiptare, derisa mbi 10 mijë qytetarë të komunitetit serb e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, raporton televizioni Arta.
Zyrtarë të D4D thanë se modeli i votimit nga diaspora me poste është edhe një prej shkaqeve të pjesëmarrjes së ulët.
U kërkua nga të pranishmit se për pjesëmarrje masive nga diaspora duhet ketë votim fizik ose me postë elektronike
Po ashtu u tha se ka dështim shtetëror për organizimin e zgjedhjeve në diasporë.