Pista kryesore në EuroAirportin të vendosur në mes të tre shteteve Basel-Mulhouse do të mbyllet për punime rinovimi midis 15 prillit dhe 20 majit 2026. Oraret e fluturimeve do të reduktohen gjatë kësaj periudhe, njoftoi aeroporti, trasnmeton albinfo.ch.
Puna është e nevojshme për të siguruar sigurinë operative afatgjatë, sipas EuroAirport Basel-Mulhouse, shkruan srf.ch. Gjatë kësaj kohe, vetëm EasyJet do të mbajë një orar të modifikuar fluturimesh.
Ky orar do të reduktohet krahasuar me planin e rregullt të fluturimeve verore, por do të ofrojë ende lidhje me destinacionet më të rëndësishme në Evropë.