Konkurrenca mes federatave të futbollit për talentet me origjinë shqiptare është bërë mjaft e fortë.
E pohon këtë fakt edhe presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Knabel.
Ai ka thënë se kishte bërë gjithë përpjekjet për të bindur Leon Avdullahun të luante për Zvicrën, por mesfushori zgjodhi Kosovën. E njëjta gjë vlen edhe për Albian Hajdarin.
“Provuam gjithçka, e takova Leon Avdullahun në Hoffenheim, bashkë me trajnerin Murat Yakin. Por ai ekishte marrë vendimin”, tha Knabel për “SRF”.
“Kemi një problem me lojtarët e rinj, sepse konkurrenca midis federatave për talentet është bërë shumë më e fortë”, shtoi më tej presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht janë edhe disa lojtarë të rinj, të cilët janë mes Kosovës dhe Zvicrës, si Demir Xhemalija dhe Adrien Lluka.
Interes për lojtarët e rinj me origjinë shqiptare sigurisht që ka edhe FSHF. Vazhdimisht është deklaruar nga drejtuesit e saj se çdo lojtar me origjinë shqiptare e ka derën të hapur te kuqezinjtë.