Forca e Sigurisë së Kosovës sot organizon “Ditën e Forcës – Ditën e Hapur”, nga ora 09:00 deri në ora 14:00, përcjell albinfo.ch.
Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë të vendeve mike.
“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.
Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste.
Në “Ditën e Forcës” presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryekuvendari, Dimal Basha dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituan kazermën duke parë nga afër pajisjet ushtarake të FSK-së.
Mes tjerash edhe fëmijët të cilët kishin mundësi të vizitonin kazermën me brohoritje përqafuan dhe shkëmbyen fotografi me liderët e vendit.
