Kryeministri në detyrë, Albin Kurti publikoi mbrëmë një video dhe mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i nxitur që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, edhe nëse nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që nuk keni planifikuar të udhëtoni për Kosovë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është linku për regjistrim për votim nga jashtë vendit: diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter” — ishte thirrja e tij.
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), periudha për registrimin e votuesve jashtë Kosovës filloi më 26 nëntor dhe përfundon më 6 dhjetor 2025.
Votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë ose fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës, ose përmes postës sipas mënyrës që zgjedhin gjatë regjistrimit.
Apeli i Kurtit është pjesë e një fushate më të gjerë për të mobilizuar diasporën, me qëllim që qytetarët jashtë vendit të mos mbeten jashtë procesit zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. /Albinfo.ch
Video e plotë