Skip to content

Kosova një hap larg Botërorit 2026 pas një kthese të jashtëzakonshme

Kosova, vetëm dhjetë vjet pas pranimit në FIFA, është shumë afër kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës. Pas një nisjeje të dobët dhe humbjes së thellë ndaj Zvicrës në shtator, ekipi i Franco Fodës bëri një kthesë të madhe, duke regjistruar tri fitore, dy barazime dhe duke siguruar plejofin me 11 pikë, […]

Kosova, vetëm dhjetë vjet pas pranimit në FIFA, është shumë afër kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës. Pas një nisjeje të dobët dhe humbjes së thellë ndaj Zvicrës në shtator, ekipi i Franco Fodës bëri një kthesë të madhe, duke regjistruar tri fitore, dy barazime dhe duke siguruar plejofin me 11 pikë, përcjell albinfo.ch.

Ndryshimet taktike të trajnerit – kalimi nga 4-3-3 në një 4-4-2 më të disiplinuar – si dhe prurjet e reja në mesfushë (Rexhbeçaj, Avdullahu, Hoxha) dhe mbrojtje (Gallapeni, Hajdari) kanë qenë vendimtare. Edhe pse ylli Edon Zhegrova ka luajtur më pak, skema e re ka dhënë rezultate të qarta.

Kosova do të luajë në mars gjysmëfinalen e plejofit kundër Sllovakisë në Bratislavë, ndërsa finalja e mundshme në Prishtinë do të jetë ndaj fituesit Turqi–Rumani. Sipas analistëve, shanset ndaj Sllovakisë janë reale, ndërsa Turqia shihet si kundërshtar më i vështirë.

Kualifikimi në Botërorin 2026 do të ishte paraqitja e parë e Kosovës në një turne të madh dhe një arritje historike për futbollin dhe shtetin.