Ukraina synon të zhvillojë konsultime të nivelit të lartë me SHBA-në në Zvicër në lidhje me parametrat e mundshëm për një marrëveshje paqeje në të ardhmen.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Ukrainës, Rustem Umerov e e ka bërë këtë njoftim në Facebook, sot. Fillimisht mungonte konfirmimi nga Zvicra.
Ukraina shprehu vlerësim për gatishmërinë e Uashingtonit për t’u angazhuar në “bisedime thelbësore”. Umerov më vonë e rishikoi deklaratën e tij, duke hequr një referencë për partnerët evropianë.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tashmë ka miratuar përbërjen e delegacionit. Bisedimet do të drejtohen nga shefi i stafit të tij dhe do të përfshijnë disa zyrtarë të lartë të sigurisë.