Autoritetet federale kanë zgjeruar masat parandaluese kundër gripit të shpezëve në të gjithë Zvicrën. Vendimi erdhi pasi katër pata dhe një mjellmë u gjetën të ngordhura nga sëmundja në qytetin Wil (SG), përcjell albinfo.ch.
Nga e marta, të gjithë mbajtësit e shpezëve duhet të kufizojnë hapësirën e daljes së kafshëve në zona të mbrojtura nga shpendët e egër. Nëse kjo nuk është e mundur, ushqimi dhe uji duhet të vendosen në mënyrë që shpendët e egër të mos kenë qasje — për shembull duke përdorur rrjeta mbrojtëse.
Qëllimi i masës është të parandalojë përhapjen e mëtejshme të gripit të shpezëve mes shpendëve të egër dhe atyre të mbajtura nëpër ferma dhe amvisëri.