Mjeku shqiptar Besmir Elmazi ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme profesionale, duke përfunduar zyrtarisht specializimin e tij të tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf, një institucion i njohur gjerman ku zhvillohen studime të avancuara profesionale dhe programe të specializimit për profesionistët shëndetësorë, transmeton albinfo.ch.
“Jam i lumtur të njoftoj sot përfundimin e specializimit tim të tretë, Kardiologji”, shkruan Elmazi.
Ai tashmë ka përfunduar me sukses specializimet në këto fusha:
• Kardiologji (Cardiology / Cardiologist)
• Mjekësi e Brendshme (Internal Medicine)
• Mjekësi Emergjente (Emergency Medicine)
Kjo listë e gjerë specializimesh e vendos atë në radhën e mjekëve me përgatitje të thelluar multidisiplinare, duke kombinuar ekspertizën në trajtimin e emergjencave akute me njohuri të avancuara në mjekësinë e brendshme dhe në patologjitë kardiovaskulare.
Përfundimi i specializimit në një institucion prestigjioz si Haus der Ärzteschaft Düsseldorf tregon përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj zhvillimit profesional dhe ofrimit të kujdesit më të avancuar mjekësor./Albinfo.ch