Ekipet e menaxhimit të kompanive të mëdha zvicerane nuk kanë qenë kurrë kaq ndërkombëtare.
Një raport nga firma e rekrutimit Guido Schilling zbulon se vetëm 51 përqind e anëtarëve të bordit në 100 kompanitë më të mëdha të vendit janë zviceranë – një nivel historik i ulët.
Në kompanitë e mëdha të listuara në Indeksin e Tregut Zviceran (SMI), përqindja bie edhe më tej në 27 përqind, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
“Në vitin 1980, vetëm 4 përqind e drejtuesve të lartë në Zvicër ishin të huaj”, kujton Stéphanie Ginalski, një historiane në Universitetin e Lozanës.
Shumica e drejtuesve të huaj sot vijnë nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca.