Me një atmosferë të ngrohtë festive, mbrëmjen e datës 15 nëntor 2025, në Grande Salle de Vennes (Lausanne) u hap edicioni i parë i festivalit folklorik “Ilirët Jehojnë”.
Kjo ngjarje kulturore organizohet në bashkëpunim me SHKA “Ilirët”, nën drejtimin e kryetarit Ilir Bytyqi, drejtoreshës së festivalit Fatime Kalimashi, si dhe Këshillit të Prindërve të kryesuar nga Isak Alijaj.
Festivali ka karakter garues dhe mbledh 12 grupe artistike nga diaspora shqiptare në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Francë.
Juria përbëhet nga emra të njohur të muzikologjisë dhe etnokoreografisë shqiptare:
Prof. Dilaver Kryeziu
Prof. Sami Piraj
Emir Dizdari
Performuesit në skenë
Nata e parë – 15 nëntor:
Shoqata “Bashkimi” – Uster
Shoqata “Pavarësia” – Gjermani
Iliria – St. Gallen
Shoqata Kulturore “Sharri” – St. Gallen
Valltarët “Shqiponjat” – Itali
SHKA “Ilirët” – Lausanne
Nata e dytë – 16 nëntor:
Ansambli “Gëzuar” – Gjenevë
SHKA “Ilirët” – Lozanë
Ansambli “Trojet” – Winterthur
Shoqata “Etnika” – Gjenevë
Shoqata “Bashkimi” – Bernë
Rinia Contact – Gjenevë
SHKA “Ilirët” – Lozanë
Mbrëmja përmbyllet me një koncert special nga artistët e ftuar: Flamur Shala, Eljona Bytyqi dhe Bashkim Morina.
Foto: Butrint Bytyqi dhe Brahim Kalimashi

