Zvicra fitoi 4:1 ndaj Suedisë duke rritur gjasat në maksimum për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, shkruan albinfo.ch.
Por, ndeshja e fundit do të jetë në Prishtinë ndaj Kosovës.
Dardanët kanë tri pikë më pak dhe teorikisht janë ende në garë për vendin e parë.
Megjithatë, Përfaqësuesja zvicerane mund të përballojë një humbje me 5 gola në Kosovë të martën dhe prapëseprapë të sigurojë biletën e saj për Kupën e Botës.
Pra, Kosova duhet të fitojë 6:0 e më shumë që të jetë pjesë e Botërorit.
Një mision shumë i vështirë.
Te Nati janë shprehur se do të jenë të kujdesshëm deri në fund.
Prishtina përgatitet për festë, pasi kjo është hera e parë që Kosova siguron “Play-off”-in, derisa ëndërron Botërorin.