Ekipi i Kosovës në karate ka shënuar një arritje të madhe në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, i zhvilluar në Rijekë, Kroaci, përcjell albinfo.ch.
Sportistët kosovarë u kthyen me nëntë medalje në total: dy të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta, duke renditur vendin tonë ndër ekipet më të suksesshme të garës.
Medalistët nga Kosova:
• Lanika Rexhepi – kadete kumite +61 kg
• Emira Maqedonci – kadete kumite -47 kg
• Ekiporja e femrave – kadete
• Krenar Ismajli – kadet kumite -52 kg
• Ekiporja e femrave – juniore
• Behije Mustafa – U21 kumite -68 kg
• Almir Pollomi – kadet kumite -57 kg
• Blerand Osmani – junior kumite +76 kg
• Alea Kelmendi – kadete kumite -61 kg
Ky sukses dëshmon rritjen e nivelit dhe përgatitjes së karatesë kosovare, duke treguar se sportistët tanë po konkurrojnë me standarde të larta në arenën ndërkombëtare.