Skip to content

Kristiano Ronaldo zbulon planet për pensionimin nga futbolli

Kristiano Ronaldo ka treguar se planifikon të tërhiqet nga futbolli brenda një ose dy vitesh dhe ka nënvizuar se Kupa e Botës e vitit të ardhshëm do të jetë gara e fundit e karrierës së tij. Në një forum turistik të zhvilluar në Riad, ylli portugez tha se po e shijonte çdo moment të lojës. […]

Kristiano Ronaldo ka treguar se planifikon të tërhiqet nga futbolli brenda një ose dy vitesh dhe ka nënvizuar se Kupa e Botës e vitit të ardhshëm do të jetë gara e fundit e karrierës së tij. Në një forum turistik të zhvilluar në Riad, ylli portugez tha se po e shijonte çdo moment të lojës.

“Siç e dini, në futboll, kur arrin një moshë të caktuar, koha kalon shumë shpejt,” tha fillimisht Ronaldo.

“Ndjej se jam ende në formë të mirë. Vazhdoj të shënoj gola, ndihem i shpejtë dhe i mprehtë. Po shijoj lojën me ekipin kombëtar. Kur them ‘së shpejti’, mendoj për një ose dy vite të ardhshme.”

Kur u pyet nëse Kupa e Botës 2026 do të ishte e fundit për të, fituesi pesë herë i Topit të Artë konfirmoi:

“Po, do të jetë e fundit. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se do të jetë koha e duhur për t’u tërhequr.”

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Ronaldo ka shënuar 953 gola dhe synon të arrij shifrën simbolike prej 1000 golash.