Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar dy persona në lidhje me ryshfet për vota.
Sipas njoftimit, gjatë hetimeve është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.