Befasia e këtij edicioni, Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke barazuar me liderin aktual, Arsenalin, 2:2.
E futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka.
Paraqitjet e tij fantastike kanë bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të tifozëve të Sunderland.
Madje, dje pas ndeshjes, tifozët i kënduan këngë Xhakës, transmeton albinfo.ch.
Granit Xhaka është vlerësuar si njëri nga përforcimet më të mira në Angli në këtë edicion.
Ai erdhi te Sunderlandi nga Leverkusen.