Një burrë i panjohur grabiti supermarketin Migros në Villmergen, Aargau, të shtunën në mëngjes. I maskuar dhe me një thikë në dorë, ai i kërkoi para një punonjësi të marketit, transmeton albinfo.ch. Por ai iku duarbosh.
Një kërkim vazhdoi deri në pasdite, por rezultoi i pasuksesshëm, raporton srf.ch
I dyshuari për grabitje mbetet i lirë, sipas policisë kantonale. Askush nuk është lënduar gjatë grabitjes. Policia po kërkon dëshmitarë dhe ka nisur një hetim për rastin