Ambasada e Suedisë, Oda Nordike e Tregtisë dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) ka ftuar kompanitë kosovare të merrni pjesë në një “Event special B2B & Matchmaking”, të dedikuar sektorit të “Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT)”, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet ofron një mundësi unike për kompanitë dhe startupet kosovare të takohen drejtpërdrejt me partnerë potencialë nga Suedia, për të eksploruar bashkëpunime, projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja biznesi ndërkombëtare.
“Mos e humbisni këtë shans për të zgjeruar rrjetin tuaj profesional dhe për të prezantuar inovacionin kosovar në një treg të avancuar si ai suedez.Regjistroni kompaninë tuaj sot duke dërguar profilin e kompanisë dhe linkun e faqes zyrtare në adresën: events@ickosovo.com”, thuhet në njoftim.
