Këngëtarja ndërkombëtare Dua Lipa ka prezantuar linjën e saj të re të kujdesit për lëkurën, e zhvilluar në partneritet me markën prestigjioze Augustinus Bader, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në rrjetet sociale, Dua shprehet:
“DUA, e fuqizuar nga shkenca e Augustinus Bader, sekreti më në fund u zbulua! Është një ëndërr e realizuar të lansoj linjën time të kujdesit për lëkurën. Jam e dashuruar me këto formula dhe teknologjinë TFC5™️ që i bën ato kaq unike. Le të fillojë udhëtimi i ri!”
Kjo linjë premton të sjellë formulime të avancuara dhe përbërës inovativë, duke kombinuar ekspertizën e Augustinus Bader me vizionin personal të Duas për kujdesin e lëkurës.
Dua Lipa ka treguar më parë për Vogue se përdor produktet e Bader-it si pjesë të rutinës së saj të përditshme, duke i dhënë kështu një dimension personal bashkëpunimit të saj të ri.
https://www.facebook.com/share/v/1JEqhcUmFi/?mibextid=wwXIfr