Pianisti shqiptar Ruben Xhaferi është shpallur fitues i edicionit të 5-të të Konkursit Ndërkombëtar të Pianistëve në Radovljica 2024, në Slloveni, transmeton albinfo.ch.
Pas suksesit në garë, Xhaferi u paraqit edhe në një koncert të veçantë me Orkestrën e rajonit Friuli Venezia Giulia nga Italia, nën drejtimin e dirigjentit Romolo Gessi.
Vlen të theksohet se pianisti mbajti një mbrëmje muzikore të jashtëzakonshme në Sallën Barok të Radovljiškegraščine, më 28 tetor 2025, ku publiku pati rastin të shijojë nga afër interpretimin e tij magjepsës dhe profesional.
Kjo paraqitje u cilësua si një mbrëmje plot art, pasion dhe emocione, duke dëshmuar edhe njëherë talentin e spikatur të artistit shqiptar në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/1FY5eJnfU9/?mibextid=wwXIfr