Pesë persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vjedhjen e xhevahireve nga Muzeu i Luvrit, njoftoi prokuroria e Parisit, raporton AP.
“Të pesë personat u arrestuan të mërkurën vonë në mbrëmje në Paris dhe në rajonin përreth,” tha prokurorja Laure Beccuau për radion RTL.
Ajo nuk dha detaje mbi identitetin e të arrestuarve ose mbi rrethanat e tjera.
Xhevahiret e vjedhura vazhdojnë të jenë të zhdukura.
Dy të dyshuarit e arrestuar më parë janë akuzuar paraprakisht të mërkurën dhe kanë pranuar pjesërisht përgjegjësinë e tyre, sipas prokurorisë.