Ora ndryshon në fund të javës – dhe kjo mund të jetë e rrezikshme – pasi dërgon më shumë njerëz në spital.
Një studim i Zyrës Federale të Statistikave, që mbulon periudhën 2011 deri në 2023, zbuloi se pranimet në raste urgjence rriten me ndërrimin e kohës si në pranverë ashtu edhe në vjeshtë, transmeton albinfo.ch.
Në fund të marsit, rastet u rritën me 6.5% mesatarisht, duke goditur më shumë personat nën 65 vjeç. Në tetor, pranimet përsëri u rritën, megjithëse më pak ndjeshëm, me 3.5%.
Në pranverë, kur ora shkon përpara, janë problemet e qarkullimit të gjakut dhe të frymëmarrjes që shtohen, ndërsa lëndimet traumatike çuditërisht bien kur ndryshojnë orët.
Duket se trupat tanë ende i binden orës biologjike, jo orës me zile.