Më 26 tetor, të dielën, është caktuar seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Njëkohësisht, kjo është dita e fundit brenda afatit kushtetues, që i mandatuari nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, transmeton albinfo.ch.
Dy ditë para kësaj dite, nuk është raportuar për ndonjë takim apo negociatë me subjektet e tjera politike që do të mundësonte arritjen e një koalicioni qeverisës.