Sipas një ankete të kryer nga firma konsulente Deloitte, për shkak të frangës së fortë dhe tarifave të larta amerikane, shumë drejtues zviceranë presin që vendet e punës lokale të zhvendosen në vende të huaja, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se një e treta e të anketuarve (37 përqind) kanë thënë se kompania e tyre ka të ngjarë të shkurtojë vendet e punës në Zvicër gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Në të njëjtën kohë, një numër i ngjashëm drejtuesish (35 përqind) presin që kompania e tyre të rrisë numrin e punonjësve jashtë vendit.