Në Londër, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, u zhvillua takimi i parë zyrtar mes Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Kancelarit të Austrisë, Christian Stocker.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti përcolli urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë që shënohet këtë fundjavë.
Të dy liderët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, zhvillimet rajonale, sigurinë dhe procesin e integrimit evropian. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në thellimin e partneritetit në kuadër të politikave evropiane.