Shoqata “Parandalo” njofton se nesër më 23 tetor 2025, nga ora 18:30 deri në 20:00, do të mbahet takimi i radhës në Mittenza Saal, Hauptstrasse 4, 4132 Muttenz.
Tema e këtij takimi do të jetë “Shëndeti mendor dhe migrimi – I (Psyche und Migration – I)”, me Dr. med. Xhida Lumin, psikoterapiste për fëmijë, të rinj dhe familje, dhe Drita Ibrahimin, moderatore dhe përgjegjëse e Shoqatës Parandalo për Basel.
Ky aktivitet, i mbështetur nga Basel Landschaft, KIP dhe Café International, do të trajtojë ndikimet emocionale të migrimit, sfidat e përshtatjes dhe mënyrat për të ruajtur ekuilibrin mendor në jetën e migruesve.
Shoqata Parandalo pret me kënaqësi pjesëmarrjen e anëtarëve dhe miqve të saj në këtë takim të radhës, që synon të forcojë dialogun, mirëkuptimin dhe kujdesin për shëndetin mendor në familjet tona.