Zvicra duhet të ndërtojë industrinë e vet të dronëve, paralajmëron Thomas Rothacher, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në armasuisse.
Duke folur për Neue Zürcher Zeitung, ai tha se rreziku që paraqesin dronët është ende i nënvlerësuar dhe se firmat zvicerane duhet të inkurajohen t’i zhvillojnë dhe eksportojnë ato, transmeton albinfo.ch.
Por kjo, shtoi ai, kërkon lehtësimin e kufizimeve aktuale të eksportit për materialet luftarake.
Rothacher paralajmëroi gjithashtu se vendet e NATO-s po largohen nga furnizuesit zviceranë, ndërsa Evropa mbetet prapa në mbrojtjen kundër dronëve.
Sistemet e reja zvicerane kundër dronëve priten deri në mesin e vitit 2026.