Gjeneva po zgjeron programin e saj të subvencioneve për automjetet elektrike.
Pasi ndihmoi në elektrifikimin e parkingjeve publike, kantoni tani po synon ndërtesat private, ku jetojnë shumica e banorëve, transmeton albinfo.ch.
Gati 85 përqind e banorëve të Gjenevës jetojnë në banesa kolektive dhe shumë prej tyre hezitojnë të blejnë makina elektrike për shkak të pasigurisë në lidhje me opsionet e mbushjes në shtëpi.
Për t’iu përgjigjur kësaj, kantoni po ofron ndihmë të re financiare për blerjen dhe instalimin e stacioneve private të karikimit, si dhe terminaleve të përbashkëta në zonat e parkimit nëntokësor ose të jashtëm.
Masat e reja hynë në fuqi këtë muaj.