Aktivistët e klimës “Klimastreik Schweiz” kanë shprehur keqardhjen e tyre pas demonstratës së kryer të shtunën e kaluar për gjendjen në Gaza, në Bernë.
“Ne kërkojmë ndjesë për mungesën e reflektimit tonë”, kanë shkruar ata në përgjigje të një kërkese nga gazeta “NZZ am Sonntag”.
Kjo u shkaktua nga një video që Klimastreik Schweiz postoi në Instagram para demonstratës. Ajo tregon njerëz të maskuar që ndezin pishtarë në çatinë e një qendre kulturore në Cyrih dhe shpalosin një banderolë ku shkruhej “All uf Bern”.
Videoja shoqërohet nga një këngë në arabisht e cila përmban fyerje vulgare kundër Izraelit. Kënga pyet se ku ka shkuar xhihadi – lufta e shenjtë kundër armiqve të Islamit. Ajo gjithashtu i referohet “hebreut frikacak”.
Aktivistët e klimës i shkruajnë gazetës “NZZ am Sonntag” se nuk e kishin trajtuar mjaftueshëm përmbajtjen e këngës dhe frazat “që mund të interpretohen si potencialisht antisemite”.
Postimi është fshirë që atëherë.