Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, po udhëheq garën për kryetar të komunës së Pejës, sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Muhaxheri ka siguruar 45.76 % të votave, duke krijuar një avantazh të dukshëm ndaj kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Taulant Kelmendi, i cili ka marrë 28.09 % deri më tani.
Në vendin e tretë renditet Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 18.57 % të votave, ndërsa Arta Nallbani e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka fituar 4.72 %.
Kandidatët e tjerë kanë marrë përqindje më të ulëta:
Jeton Abazaj – 1.17 %
Senad Dacić nga Nova Demokratska Stranka (NDS) – 0.78 %
Reshat Nurboja nga Alternativa – 0.62 %
Vehbi Avdullahaj nga Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 0.18 %
Gani Veselaj (kandidat i pavarur) – 0.12 %