Në mbledhjen pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, njoftoi se procesi i votimit për zgjedhjet lokale që u zhvilluan sot ka përfunduar në orën 19:00.
Radoniqi theksoi se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa incidente që mund të cenojnë integritetin e procesit. Ai gjithashtu falënderoi institucionet e shtetit për mbështetjen në organizimin e procesit, transmeton albinfo.ch.
Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00 është mbi 790,000, duke përbërë rreth 39.07% të votuesve të regjistruar.
KQZ do të njoftojë rezultatet preliminare pas përfundimit të numërimit të votave.