Një gjyqtar ka mbetur i vrarë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Sipas raportimeve, janë dëgjuar të shtëna me armë ku është goditur gjyqtari Astrit Kalaja, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Po ashtu janë plagosur dhe dy persona që ndodheshin në sallë, babë e bir, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch. Autori i ngjarjes është ndaluar.