Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron njoftoi se kryeministri i ri Sébastien Lecornu kishte paraqitur dorëheqjen e tij mëngjesin e së hënës, më 6 tetor, disa orë pasi ishte formuar qeveria e tij e re.
Dorëheqja e tij e ka bërë atë kryeministrin me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë e kohëve moderne franceze, shkruajnë mediat e huaja, transmeton albinfo.ch.
Në fillim të shtatorit, Macron emëroi 39-vjeçarin Lecornu kryeministrin e shtatë të mandatit të tij.