Në një autobus të linjave të qytetit Augsburg (Bavari) në rreshtat e parë kanë vendosur mbishkrimin provokues: “Këtu mund të ulen vetëm gjermanët”. Ndërkaq, në mbishkrimin tjetër kanë shkruar: “Të huajt dhe azilkërkuesit mund të shfrytëzojnë rreshtat e fundit”, shkruan “Augsburger allgemeine”. E gjithë kjo është bërë ashtu që të duket sikur mbishkrimet janë vendosur nga ndërmarrja e autobusëve.
Kamerat e fshehura kanë filmuar pastaj reagimet e udhëtarëve. E këto reagime kanë qenë herë herë nervoze, transmeton albinfo.ch. Udhëtarët gjermanë shpesh kanë grisur këto mbishkrime duke mos dashur t`i ballafaqojnë të huajt me përmbajtjen e tyre.
Në emisionin e ri të WDR-së “Quarks&Du” që emetohet më 25 gusht nga ky stacion televiziv.
