Derisa Xherdan Shaqiri këto ditë është parë duke qëndruar në Kosovë, lajmet nga mediat zvicerane nuk kanë të ndalur. Largimi i Xherdanit stinorin e kaluar nga Bayern Munchen drejt Interit të Milanos nuk i doli i suksesshëm. Prandaj duket se një shpërngulje tjetër është e pashmangshme gjatë këtij afati kalimtar, ani pse ai disa herë e ka mohuar largimin nga qyteti i modës.
Portaili zviceran i sportit “fussballinfos.ch”, shkruan se në gjurmët e Xherdan Shaqirit është drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare.
41 vjeçari , Tare i cili drejton klubin e Lacios që nga viti 2008 sipas këtij portaili mundohet që të sjell gjithmonë talentet shqiptarë në kryeqytetin e Italisë.
Me transferimin e Xherdan Shaqirit në Lacio të Romës, ai do të iu bashkohet dy futbollistëve tjerë nga Kosova ,Lorik Canës dhe Etrit Berishës, njofton “albinfo.ch”.
Lacio e cila përfundoi sezonin në vendin e tretë të ligës italiane, është duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm në Seria A por edhe për të garuar në ligën e kampionëve.